Pejani kërcënon me vrasje zyrtarin policor

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person i cili ka kanozur me vrasje njërin prej zyrtarëve policor, raporton Gazeta Express.

I dyshuari fillimisht ishte arrestuar pasi kishte bërë një tejkalim të shpejtësisë gjatë vozitjes në Pejë.

Ndërsa, pasi ishte ndalur nga njësiti policor, ai kishte kanosur me vrasje zyrtarin policor.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 19.01.2021-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, por kur  ishte ndalë nga njësiti policor i dyshuari e kishte kanosë me vrasje njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rast vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policosë.

Të ngjashme