Pejë, arrestohet një person, vodhi mall në vlerë prej 55 mijë eurove

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Arrestohet një person në Pejë, pasi i njëjti ka vjedhur një sasi malli në vlerë prej 55 mijë euro.

Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se pas një pune intensive operativo-hetimore, me datën 30.09.2020, kanë arritur të identifikojnë njё lokacion i cili kishte blerë një sasi te mallit tё vjedhur nga i dyshuari: M. B. lindur me 1992.

Policia e Kosovës ka siguruar urdhër kontroll për bastisje nga Gjykata Themelore ne Prishtinё, gjatё bastisjes kemi arritur ta identifikojmë materialin e vjedhur, materiali është konfiskuar si provë materiale ne lidhje me rastin , tё gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë ne koordinim me prokurorin e shtetit.

Edhe ditë më parë i dyshuari ishte arrestuar nga policia në Pejë, për vjedhje të rëndë.

” Në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020 , është paraqitur një rast “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej Pesëdhjetë e pesë mijë (55.000) Euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme