Pejë: Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarave për rastin ku u sulmua e moshuara

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarave për rastin ku u sulmua gruaja e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë ka konfirmuar prokurori Dorian Juniku.

“Ju konfirmoj se Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarave”, tha Juniku për Klankosov.tv.

Ditën e mërkurë Kosova u trondit nga pamjet ku shihet se si një infermiere po ushtronte dhunë duke e goditur me shuplaka një grua të moshuar.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

E dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës, përgjegjësia dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.

Të ngjashme