Pejë: Një i arrestuar e një në arrati për drogë e posedim të paautorizuar të armës

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 10:47 | Nga

Një pistoletë me fishekë si dhe qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike, i janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, një shqiptari në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Policia në raportin zyrtar shton se këto elemente u hasën gjatë një kontrolli me të cilin i dyshuari po qarkullonte, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës ndërsa i njëjti është arrestuar por që shoqëruesi i tij sipas policisë, ka arritur të arratiset ndërsa njësitë policore janë në kërkim të tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i arrestuar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme