Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, ka suspenduar kirurgun N.B. ndaj të cilit Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë me dyshimet për ngacmim seksual, shkruan sot Koha Ditore.
“Kirurgu është suspenduar nga puna deri me vendim të gjykatës. Sipas ligjit, ai do të marrë 50 për qind të pagës”, konfirmoi të premten për “Kohën Ditore”, zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.
Në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka konfirmuar se të enjten spitali kishte kërkuar informacione nga Prokuroria lidhur me këtë rast.