Policia në Pejë ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që pas një mosmarrëveshje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe së njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore.
Me dëshirën e saj, ajo më pas është kthyer në shtëpi te bashkëshorti i saj.
Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.