Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se tani për tani iu është ndëprerë furnizimi me ujë të pijshëm banorëve që jetojnë në rrugën “Tirana” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Pëlcitja e gypit të ujit me diametër fi 200 mm, gjatë ditës së sotme në orën 12.30, ka bërë që rruga në fjalë të ketë ndërprerje uji”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Kompania Ujësjellësi.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit.Ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike, janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Kompania Ujësjellësi.