Pendohet ish-konkurrenti i Përputhen i kërkon falje Adës: Nuk e meriton…

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Mes Bajos dhe Adës ka pasur disa mosmarrëveshje gjatë lojës në emisionin “Përputhen”, dhe Bajo  është shprehur se e shumëzonte me zero.

Por, me sa duket ish-konkurrenti është penduar.

I ftuar në RTV Ora, Bajo i ka kërkuar falje ish-konkurrentes. 

I pyetur se si i mbylli punët me Adën tani që është jashtë programit, Bajo shprehet se gëzon respekt pavarësisht situatave.

Bajo: Gëzoj respekt, pavarësisht si erdhën situatat. Ndoshta ishte dhe një rrjedhojë që ka pasur pak ndikim, por kam respekt maksimal. Edhe pse kam thënë që e shumëzoj me zero. Nuk duhet të kishte reaguar edhe Ada me një pajtim, ndoshta është njerëzore të kërkosh falje, por që pak e ekzagjeruar ta ftosh në takim tjetrin pas gjithë gjërave që ka bërë. Gjithsesi e respektoj Adën dhe madje për pjesën që thashë e shumëzoj me zero e tërheq mbrapsht se nuk e meriton të shumëzohet me zero.

Të ngjashme