Pensionohet legjenda Edmond Azemi

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej basketbollistëve më të mirë të pasluftës, në vitin 2021 i dha fund karrierës së lavdishme.

Krahas Majlinda Kelmendit, në vitin 2021 sporti kosovar mbeti edhe pa një legjendë.

Edmond Azemi i dha fund karrierës së lavdishme në basketboll.

Njëri prej basketbollistëve më të mirë pasluftës u ndal gjatë verës në moshën 40 vjeçare.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në klubin e zemrës, Prishtina, me të cilin fitoi gjithçka që është e mundshme në basketbollin kosovar.

“Edo”, si një sportist shembull, e zgjati karrierën pasi këtë ia mundësonte fizikusi i tij.

Ikona e basketbollit kosovar i ishte bashkuar klubit të basketbollit Prishtina në vitin 1999.

Ndërkohë, për një kohë të shkurtër ka luajtur edhe në disa ekipe jashtë vendit.

Valbonën e Shqipërisë e kishte ndihmuar në garat ndërkombëtare dhe ekipin islandez KR Basket në garat vendore.

Gjithashtu, luajti edhe në Maqedoninë e Veriut, në ekipet MZT Skopje dhe KB Liria nga Shkupi.

Por, mendja dhe zemra e tij rrihnin Bardhekaltër.

Andaj, ai u rikthye në Prishtinë dhe luajti aty deri në fund të karrierës.

“Edon” nuk e tunduan ofertat marramendëse të pasluftës për t’u larguar nga klubi kryeqytetas.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai gjatë i mbrojti ngjyrat e Kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe të Kosovës.

Azemi e pati një karrierë të pasur duke i fituar 36 trofe, të cilët e bëjnë të pakrahasueshëm dhe ikonë.

“Edo” e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës plot 12 herë.

Gjithashtu, e ka fituar 14 herë Kupën e Kosovës dhe 7 herë Superkupën e Kosovës.

Ndër të tjera, triumfoi dy herë në Ligën Ballkanike dhe një herë e fitoi titullin e kampionit në Islandë.

Pasi e mbylli karrierën fantastike, EdoAzemi vazhdon të mbetet pjesë e klubit të zemrës.

Ai po e mbulon me sukses pozitën e drejtorit gjeneral.

Të ngjashme