Pensionohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, AAK i ndan mirënjohje

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka pritur sot në takim lamtumirës Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri në emër të kryetarit Ramush Haradinaj, i ka ndarë mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Njoftimi i plotë i GP të AAK-së:

Sot, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritën në takim lamtumirës z. Ismet Krasniqi, të cilin e falënderuan për punën e tij 17 vjeçare në tempullin e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke e falënderuar për punën e tij, theksoi se angazhimi i z. Krasniqi në të gjitha etapat, që nga shpallja e pavarësisë, në periudhën e mbikqyrjes ndërkombëtare, në mbështetjen e tij për kalimin e ligjeve vitale për vendin, si Ligji për Ushtrinë, ka bërë që kryetari Ramush Haradinaj t’i ndajë mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Të ngjashme