Manchester City po ecën shumë mirë këtë sezon në Premier League ku kryeson tabelën e shkëputur me 11 pikë nga United.
Një nga protagonistët absolut të ekipit të Guardiolës është edhe David Silva. Spanjolli duket se është kthyer ai i ditëve më të mira dhe kjo gjë konfirmohet edhe nga Guardiola që e konsideron fantazistin një “bishë”.
“Të gjithë flasin për klasin dhe cilësitë e tij. Ato nuk vihen në disktum, edhe një i verbër mund ti shikojë. Por ai është një kafshë e vërtetë. Një kafshë në kuptimin e dëshirës për të fituar ndeshjet.”