PePeKo bën bashkë mbi 100 kompani vendase e ndërkombëtare – Peci: Synojmë avancimin e prodhuesve, e rritjen e eksporteve

Prishtinë | 01 Nën 2024 | 11:24 | Nga Gzim Mujaj

Shoqata PePeKo, ka mbajtur edicionin e  katër të Forumit të Sektorit të Ushqimit, forum ky që ka për qëllim të thelloj lidhjen ndërmjet ofertës vendore dhe blerësve strategjik, duke identifikuar mundësinë konkrete të bashkëpunimit biznesor, raporton Ekonomia Online.

Ky forum ka bërë bashkë mbi 100 kompani vendase e ndërkombëtare, të cilat kanë ekspozuar produkte me mundësi ndërlidhje me blerës potencial.

Drejtor ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, Hartim Gashi, tha se për tri vite të organizmi të këtij Forumi, vlera e eksporteve nga kompanitë në tregjet ndërkombëtare është mbi 10 milionë euro.

Ai ka sqaruar se mbi 40 kompani që kanë ardhur nga Evropa dhe mbi 80 kompani vendëse që do t’i ekspozojnë produkte e tyre që të ndërlidhen me blerësin potencial.

“Forumi është shndërruar në shtyllë të ndërlidhjes për rritje dhe zgjerim ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Deri me sot nga vlerësim i impaktit që kemi bërë vlera e eksporteve nga kompanitë vendore në tregjet ndërkombëtare është mbi 10 milionë. Për tri vite kemi arritur që të rrisim eksportet falë  Forumit të Sektorit të Ushqimit në vlerë mbi 10 milionë euro. Kemi mbi 40 kompani që kanë ardhur nga Evropa, i kemi mbi 80 kompani vendore që do t’i ekspozojnë produkte e tyre që të ndërlidhen me blerësin potencial”.

“Dua të shfrytëzoj rastin të bëjë një përshkrim të shkurte të një analize të thelluar që e kemi realizuar së fundi ku sipas këtij studimi kemi nxjerrë disa të dhëna që sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve përballet me sfida dhe potencial zhvillimi. Kompanitë tona janë mjaftë mirë të strukturuara, fuqia punëtore dominohet nga gratë kjo ka ndodhur si rezultat i emigrimit dhe ka ndikuar që të ulet përqindje e pjesëmarrje burra në kompanitë prodhuese, gjithashtu te stafin i kualifikuar janë të domosdoshme për të pasur një zhvillim më të hovshëm të kësaj industrie dhe shumica e kompanive kanë nivel të kënaqshme të kualifikime, por është edhe një problem që shumica e kompanive nuk mund të gjejnë teknolog që kanë provoj adekuate që të kenë produkte më të reja”, ka thënë ai.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se Forumi është mundësi e mirë e ndërlidhjes ndërmjet prodhuesve dhe blerësve. Ai më tej shtoi se po punohet për të avancuar përpunim e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe përmbushjen e nevojave të tregut me synim edhe avancimin në arenën ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve.

“Kjo është një platformë e rëndësishme për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejt midis prodhuesit dhe blerësve. Ky forum përfaqëson një përpjeke të vazhdueshme për të fuqizuar bashkëpunimi dhe për të ndihmuar ndërmarrjet tona për të avancuar përpunim e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe përmbushjen e nevojave të tregut vendor me synim dhe ambicie edhe avancimin në arenën ndërkombëtare dhe rritjes së eksporteve për çka në tri vitet të fundit kemi pasur një progres domethënës”.

“Rritja e këtij forumi është edhe  një indikator edhe i bashkëpunimit ndërinstitucional në ngritje të vetëdijesimit në procesin e hartimit të politikave të duhura zhvillimore, përveç faktin se 100 kompani bashkohen sot përfshirë këtu 80 përpunues vendor dhe 30 blerës nga pjesa e mërgatës shqiptare në Evropë ky është një moment i rëndësishëm që të na lejohet mundësi e dëgjimit të nevojave edhe avancimin e aktiviteteve  të ndërmarrjeve në aspektin të politikave të legjislacionit dhe të avancimit të gjithmbarshëm”, tha ai.

Gjatë këtij forumi u bë edhe prezantimi i “Analiza e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve – 2023”, e cila u mundësua nga UBO Consulting dhe Shoqata PePeKo. Analist dhe hulumtues i UBO Consulting, Arton Bunjaku, ka thënë nga viti në vit ka rënie të numrit të punësuarve në këtë sektor kjo si shkak i migrimit të popullatës.

Ai ka thënë se si shkak i kësaj është bërë një diferencë e madhe në strukturën e punëtorëve, ku 70 për qind e të punsuarve në këtë sektor janë gra dhe 23 për qind burra.

“Realizmi është kryer me 27 kompani, vërejte një reni trendit e numrit të punëtorëve, nga viti ne vit kemi rënie dhe arsyeja është migrimi i gjinisë mashkullore që mundëson një diferenca të madhe në strukturën e punëtorëve, 70 për qind e të punuarave në këtë sektor janë gra dhe 23 për qind burra. Rreth 67 për qind e kompanive të intervistuara kanë deklarua se posedojnë një certifikim të standardeve të sigurisë së ushqimit”.

“Kemi edhe kompani për kapacitetin total të tyre për përpunim, kompanitë e këtij sektori kanë një kapacitet më shumë se 65 tonë të përpunimit mirëpo ndoshta fatkeqësia është se vetëm 54 për qind e këtij kapaciteti shfrytëzohet. Këtu janë dy faktor që e shajtojnë këtë është kryesisht mungesa e lëndës së parë dhe mungesa e gjetjes së tregut. Shumica këtyre kompanive fokusin e kanë te grumbullimi i perimeve, kultura që dominon është speci”, ka thënë ai.

Në kuadër të këtij forumi është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe për bashkëpunim në programin e Private Label ndërmjet ndërmarrjes Viva Fresh Store, PePeko dhe USAID Kosovo Compete Activity, ku kjo marrëveshje u cilësua që do të sjell përfitime për kompanitë kështu duke ndikuar edhe ne zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme