Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të
fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka kërkuar sekuestrimin e disa fidanëve të dyshuara se janë prerë ilegalisht në hapësirat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura” Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2të KPRK-së. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Gjithashtu, është kërkuar edhe sekuestrimi i disa fidanëve
të dyshuara se janë prerë ilegalisht në hapësirat e parkut kombëta “Bjeshkët e Nemura”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë
trupor”.Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosje“ dhe “Armëmbajtje pa leje“. Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.