Për 24 orë 36 aktakuza kundër 42 personave

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) kundër aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme