Për 24 orë 58 aktakuza, kundër 65 personave

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza, kundër gjashtëdhjetepesë  (65) personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë një (1)  person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë  një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza  kundër  njëzetë (20) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme