Për 24 orë 85 aktakuza për 99 persona

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona,  si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit gjashtë (6) të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitja”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Një (1) person nga Prizreni është ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje”, ndërsa personi i dytë i ndaluar është nga fshati Maqitevë – Komuna e Suharekës për veprën penale “Vrasje”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit gjashtë (6)  të dyshuar për veprën penale të ndryshme penale.  Tre (3) të dyshuar janë ndaluar  për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, tre (3) të dyshuar  tjerë janë ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Gjithashtu, Prokuroria e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”. 

         Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Kanosje” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtarë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme