Për 24 orë 91 aktakuza kundër 109 personave

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e një (91) aktakuza kundër njëqind e nëntë (109) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe,me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person si dhe një (1) kërkesë caktimin e masës për paraqitje në stacion policor për një (1) person.

Gjithashtu, është kryer një bastisje në fshatin Vrellë të Istogut në një bastore sportive me dyshimin se është duke u kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit  të paligjshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme