Për 24 orë janë ngritur 101 aktakuza kundër 117 personave

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjë (101) aktakuza kundër njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi  dhe ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme