Për 24 orë janë ngritur shtatëdhjetepesë aktakuza

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, pasi që dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të nën dyshimin se i pandehuri S.G., është përfshirë në kryerjen e veprës penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar personi E.D., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Kanosja”, si dhe, janë ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, njëra ndaj të dyshuarit K.Ll., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, ndërkaq tjetra ndaj të dyshuarit N.S., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona në dy raste të ndara. Departamenti i Përgjithshëm, ka  ngritur pesë (5) aktakuza për pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se i pandehuri S.G., është përfshirë në kryerjen e veprës penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një person i cili është i dyshuar për disa vepra penale të grabitjeve, prokurorit i shtetit, ka marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar një  person i cili ka qenë në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vrasje, si dhe, ka bërë kërkesë për paraburgim  për një person të kërkuar nga SHBA-të, për një vrasje.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej 10 (dhjetë) aktakuza , kundër 12 (dymbëdhjetë)  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, i dyshuari i ndaluar gjatë ditës së djeshme, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, është liruar në procedurë të rregullt.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për 24 orët e fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj M.S., për tri (3) vepra të ndryshme penale, gjithashtu ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”. Ndërsa, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme