Për 24 orë kanë ndodhur 84 aksidente

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka treguar statistikat e punës së tyre për ditën e djeshme. Gjatë 24 orëve, janë shënuar 84 aksidente në trafik, ndër to 32 me të lënduar dhe 52 pa të lënduar.

Ndërkaq, në njoftimin e policisë në rrjetin social Facebook, thuhet se janë arrestuar 37 persona, 22 në mbajtje dhe 2 janë në vuatje të dënimit.

Kurse numri i tiketave të shqiptuara në trafik shkon deri në 1444 sosh.

Kujtojmë se kohëve të fundit numri i aksidenteve është shtuar, ndërkaq policia vazhdimisht po apelon tek qytetarët që të kenë kujdes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme