Pesë raste janë raportuar në Policinë e Kosovës, për dhunë familjare. Një rast ka ndodhur në Lipjan, dy në Ferizaj, një në Prizren e një në Suharekë.
Në Lipjan, dje është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij K/Shqiptare.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Koha.net.
Në Ferizaj,viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai.
“Të dyshuarit janë arrestuar ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rastin tjetër në Ferizaj,është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.
Në Prizren, në mashkull K/Shqiptar është arrestuar për arsye se në gjendje të dehur ka kanosur me thikë djemtë e tij.
“Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në raport të policisë.
E në Suharekë, është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24 orësh.