Për 24 orë prokuroria ngriti 38 aktakuza, kundër 43 personave

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tetë (8) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është kryer një bastisje në komunën e Vitisë, pasi dyshohet se një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ku bastisja është kryer në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast është gjetur:

– Një (1) armë gjysmë automatike 10-she, pa fishekë,

– Gjashtë (6) gëzhoja të të njëjtës armë, si dhe,

– Një (1) karikator i zbrazët.

Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme