Për 24 orë u ngritën 59 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme në Prishtinë, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit ka sekuestruar, trembëdhjetë (13) shtëpiza të lojërave të fatit dhe gjashtëqindeshtatëdhjetepesë (675) euro, ndërsa në lokacionin e dytë, një (1) shtëpizë e lojërave të fatit dhe pesëqindeshtatëdhjetë (570) euro, si dhe një veture AUDI Q7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme