Për 4 vjet 23 mijë mësimdhënës u trajnuan për aplikimin e metodave të reja

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 15:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për 4 vjet 23 mijë mësimdhënës janë trajtuar për aplikimin e metodave të reja në mënyrë të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me këtë rast ka organizuar konferencën “Modernizimi i përgatitjes së mësimdhënëseve në Universitetin e Prishtinës”, ku u theksuan pikat kyçe të këtij programi që ka të bëjë me profesionalizimin e mësimdhënëseve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MAShT, Shyqiri Bytyqi, tha se ka për synim aplikimin e këtyre metodologjive në sistemin arsimor në mënyrë që arsimi të jetë sa më cilësor.

“MAShT procesin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve e sheh të një rëndësisë të veçantë, ky është një prioritet kaq për MAShT sepse mësimdhënësit janë ata që bëjnë ndryshime në shkolla. Janë trajnuar 23 mijë mësimdhënës për 4 vite të këtij programi të cilët janë licencuar që janë të përshirë në këtë sistem”.

Ministri sqaroi se marr vendim që nga viti i ri shkollor 2017-2018 të fillojë implementimin e kurrikulës së re që mbështetet në rezultatet e nxënësve.

“MAShT ka vënë prioritet zhvillimin për të siguruar  që metodologjia e re e mësimdhënësve në shkolla të jetë efikase në ndërtimin e sistemit të licensimit dhe qëndrueshmërisë. MAShT pas rikishikimit të kornizës shkollore ka marr vendim që nga viti i ri shkollor 2017-2018 të fillojë implementimin e kurrikulës nga klasa e parë deri në të 6, edhe gjimnaz, një kurrikulën që mbështet në rezultatet e nxënësve”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se Universiteti i Prishtinës ka synim avancimin e mësimdhënëseve në mënyrë që të bëhen reforma në arsim që sipas tij, i shërbejnë gjeneratave të reja.

“Mësimdhënia është profesioni me i çmuar me i dobishëm për shoqërinë, mësimdhënia është hap fillestar për zhvillimin e shoqërisë, ku fillon krijimin edhe të liderëve. Nëse të rinjve tanë ju ofrojmë mësim cilësor e ardhmja e shoqërisë tonë do të jetë më e ndritshme”.

“Trajnimin e mësimdhënësve ti ndërrojnë metodat e tyre që të bëjnë mësim më të kapshëm. Në kuadër të këtij projekti nga BE, kanë kryer trajnime ne fushën e mësimdhënies kanë bërë reforma në arsim.  Synim i UP është të kemi më shumë programe të studimi të përbashkëta, sikurse me atë të Ljulbanës që të  kemi më shumë mobilitet dhe të kemi të arritura në hulumtime në mësimdhënie, ku UP I ka pikë synimë për ta avancuar universitetin e Prishtinës”.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Et’hem Çeku, tha se mësimdhënësit janë trajnuar në forma të ndryshme për aplikimin e atyre reformave në arsimin parauniversitar.

“Ky projekt na ka ndihmuar në ndërrimin e syllabuseve, për ndërrimin komplet të mënyrës së aplikimit të metodave arsimore në Kosovë. Komuna e Prishtinës kemi pas memorandum bashkëpunimi ku studentët tanë kanë shkuar në shkollat e Prishtinës”.

Të ngjashme