Milani i ka humbur hiç më pak se 413 milionë euro në pesë vjetët e fundit, ndërsa është paralajmëruar se më 30 qershor do ta arrijë shifrën e 100 milionë euro humbje vetëm brenda këtij viti.
Gjendja financiare e kuqezinjve mbetet shumë e luhatur, shkruan gazeta italiane Corriere dello Sport. Derisa Milani është në pritje të një vendimi për ankesën e tyre ndaj dënimeve financiare të UEFA-s, organi qeveriss i futbollit evropian e ka edhe një rast tjetër gati ndaj gjigantit italian.
Brenda tri vjetëve, Milani i ka pasur tre pronarë të ndryshëm; Silvio Berlusconi, pastaj Yonghong Li dhe tani Elliott Management.
Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve ia ka përkeqësuar edhe më shumë financat klubit dhe Correire dello Sport kalkulon se Milani e mbylli sezonin 2018/19 me 100 milionë euro humbje.
Prandaj, Milanit i duhet të shesë për t’i mbledhur të paktën 30 milionë euro deri më 30 qershor, për ta ulur sado pak këtë shifër në nivel më të pranueshëm.
Humbjet e klubit janë përkeqësuar në pesë vjetët e fundit, nga 91 milionë euro më 2014, në 126 milionë euro në sezonin 2018/19.