Për shtatë muaj u mbyllën 1 463 biznese vendore dhe 30 të huaja

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 10:09 | Nga

Numri i bizneseve që janë mbyllur të huaja dhe vendore ka shënuar rritje gjatë shtatëmuajshit të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), gjatë periudhës janar-korrik 2016 në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), janë shuar 1 463 biznese vendëse dhe 30 të huaja.

Mirëpo, pos rritjes së numrit të bizneseve të shuara, rritje ka shënuar edhe numri i bizneseve të regjistruara.

Në mesin e sektorëve të cilët mbesin më atraktivë për zhvillim të biznesit janë bujqësia dhe tregtia.

Njohësit e çështjeve ekonomike kanë thënë për gazetën “Epoka e Re” se ambienti i të bërit biznes në Kosovë mbetet i pafavorshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme