Policia Rrugore vijon aksionin në të gjithë vendin për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Gjatë 72-orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 5201 raste, nga të cilat:
481 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
716 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
787 për parakalim të gabuar.
75 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
327 për shpejtësi tej normave të lejuara
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.
Ndërkohë janë pezulluar 169 Leje Drejtimi, nga të cilat:
20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
128 për shpejtësi tej normave të lejuara
21 për mosrespektim semafori dhe të ndryshme.
Po gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 20 drejtues mjetesh nga këta:
15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
5 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi
Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore, minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.