Me moton: “Drejt një sistemi më të fortë shëndetësor lokal për të përkrahur mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës” është mbajtur sot në Prishtinë konferenca për vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë.
Konferenca është organizuar nga MSh në MASHT, MPMS dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë.
Qëllimi i konferencës ishte të hulumtojë mënyrat dhe strategjitë më të mira për të përmirësuar sistemin shëndetësor lokal dhe mirëqenien e familjeve, nënave dhe fëmijëve dhe të diskutojë të dhënat nga procesi i rishqyrtimit gjatë zbatimit të vizitave në shtëpi.
Deri tani, për periudhën janar-tetor janë ofruar me shumë se 8.000 vizita për shtatzëna dhe fëmijë deri në tre vjet, dhe janë trajnuar rreth 300 profesionistë shëndetësor si dhe punëtorë të tjerë të qendrave të punës sociale dhe arsimit.