Për bastisjen nga Policia, flet zëdhënësi i Telekomit

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 11:32 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Telekomin e Kosovës, rasti ka të bëjë me një mashtrim prej 105 mijë e 840 euro të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut i cili dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara, raporton Ekonomia Online.

Menduh Abazi, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, i tha Ekonomia Online se se me të marr vesh lidhur me dyshimet që janë duke u bërë në kompani kanë thirrur organet kompetente.

“Është një rast të cilin ne vet e kemi iniciuar si kallëzim penal. Kemi lajmëruar rastin si një dyshim për mashtrim ndaj Telekomit dhe organet e rendit polica dhe të tjerët kanë bërë punën e tyre”.

“Ne kemi bërë obligimin tonë ligjore në përpjekje te mbrojtjes se pasurisë të Telekomit. Kemi informacione muaj më parë është arrestuar një person lidhur me këtë rast është një shtetas i Maqedonisë”.

“…mashtrimin të cilin dyshohet se ne për çka është gjithë ky rast është diku mbi 100 mijë euro që është bë me falsifikim të dokumentacioneve me aq sa kam informata nga mediet që kam lexuar”.

Abazi ndër tjera ka thënë se Telekomi është i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit për çdo gjë, raporton EO.

“Si Telekom jemi të gëzuar qe rasti ka ardhur deri këtu ku është arrestuar një person dhe policia ka kryer një bastisje në zyrat tona te Telekomit si pjesë e punës së tyre ne hetim të këtij rasti”.

“Besoj se ky rast do të përfundojë shpejt në tërësi dhe qe mjetet me të cilat është mashtruat Telekomi t’i kthehen Telekomit”, theksoi Abazi.


Të ngjashme