Sot do të jepet vendimi për grupin e “Badovcit”, por për çka mund të dënohet ky grup?
Gazeta Express ka raportuar të premten mbi fjalën përfundimtare të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, Prokurorisë Speciale, të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.
Kosovarët Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Enis Latifi, Milazim Haxhija e Betim Ibrahimaj ka mbetur vetëm në tentativë deklarimi i besnikërisë ndaj Kalifit të ISIS’it, Ebu Baker El-Bagdadi, por Prokuroria Speciale po këmbëngul që këta persona të dënohen për përgatitje të veprës terroriste, ose veprave kundër rendit kushtetues, armë mbajtje pa leje e ndihmë në terrorizëm.