Gjykata ua ul dënimet Grupit të Badovcit

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 11:49 | Nga

Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka marrë vendim që të ulë dënimet për të akuzuarit në rastin “Badovci”.
Dënimi më i lartë pas këtij vendimi të Gjykatës mbetet 4 vjet e gjysmë burgim për njërin nga të akuzuarit, tre të akuzuarit të tjera kanë për të vuajtur nga 3 vjet e gjysmë burgim dhe njëri nga ta tre vjet burgim.

Pesë të akuzuarit në rastin e njohur si “Badovci”, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi ishin gjetur fajtorë se në bashkëkryerje kishin frikësuar popullatën si dhe kishin përgatitur veprën terroriste me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë dhe me këtë qëllim janë pajisur me kallashnikov, maska e flamuj të ISIS-it.

Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti me 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet e 3 muaj, Enis Latifi me 10 vjet dhe Fehmi Musa me 4 vjet burgim.

Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale për terrorizëm kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit ua kishte vërtetuar dënimin të akuzuarve e këtij grupi me 49 vjet burgim, por që Gjykata Supreme i kishte rrëzuar vendimet e dy shkallëve më të ulëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme