Një raketë ka shpërthyer në stacionin e trenit në Kramatorsk, ku i la të vdekur 39 persona e në mesin e tyre, siç raporton Sky News, janë edhe katër fëmijë.
Raketa raportohet të jetë balistike, ndërsa numri i konfirmuar i të plagosurve është 87.
Nuk dihet ende nëse raketa shpërtheu mbi hapësirën ajrore mbi stacion apo ishte rrëzuar nga ndonjë sistem anti-raketor.
Sipas gazetarit të Sky News, John Sparks, ky është qartazi një sulm ndaj civilëve që do të duhet të hetohet si një krim i mundshëm lufte.
Ndërsa, nga raportime të tjera, thuhet se nga fragmenti që u pa në raketë, mund të lexohej fjala “për” dhe “fëmijë”