Për dy vjet OJQ-të në Kosovë përfituan nga shteti rreth 28 mln €

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 14:04 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për Qeverisje të Mirë, Zyra e Kryeministrit, ka paraqitur raportin e parë mbi financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës për vitet 2015-2016.

Sipas këtij raporti, vetëm gjatë viteve 2015-2016 nëpër OJQ janë transferuar 27  859 305 10 euro.

Habit Hajredini, nga zyra për qeverisje të mirë e Zyrës së Kryeministrit ka thënë se përmbajta e raportit sqaron pasqyrën për financimin e OJQ-ve, raporton Ekonomia Online.

“Përmbajta e raportit do të na jep një pasqyrë për financimin e OJQ,  shuma totale e cila është 27  859 305 10 euro kjo është për vitin 2015-2016 kurse vetëm për vitin 2015 nëpër OJQ janë transferuar 13 975 988 31 euro kurse sa i përket 2016 janë transferuar rreth 13 883 316 78 euro. Kështu në vitin  2015 në nivel të Ministrive kanë pranuar pagesa 745 OJQ ndërsa 2016 janë 711 OJQ”, ka thënë Hajredini.

Kështu në vitin 2015 në nivel të Ministrive kanë pranuar pagesa 745 OJQ, ndërsa në vitin 2016  711 OJQ.

“Nga të dhënat e analizuara shihet se numri i OJQ-ve përfituese është i konsiderueshëm. Kështu në vitin 2015 në nivel të Ministrive kanë pranuar pagesa 745 OJQ, ndërsa në vitin 2016 -711 OJQ. Në nivel të komunave ky është edhe më i lartë dhe në vitin 2015kanë pranuar fonde publike 955 OJ, ndërsa në vitin 2016- 936 OJQ”, tha Hajredini.

Sipas raportit, për vitin 2015 komunat kanë ndarë 7 milionë e 601 mijë e 79 euro, ndërsa në vitin 2016, 7 milionë e 2012 mijë e 827 euro, duke pësuar kështu një rënie e financimit të OJQ-ve në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015 për 0.4 milion.

Raporti i rekomandon Qeverisë që sa më shpejt të miratojë rregulloren për kritere, standarde dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, institucionet publike si, ministritë, komunat dhe agjencitë duhet të rrisin transparencën lidhur me mbështetjen financiare për OJQ-të. Qeveria duhet të rrisë kapacitetet e saj për planifikim, implementim dhe monitorim të projekteve të OJQ-ve të financuara nga fondet publike dhe qeveria të përmirësoj procesin e koordinimit të politikave me qëllim të sigurimit të një implementimi unik të legjislacionit mbi financimin publik të OJQ-ve në kuadër të institucioneve publike.

Këto të dhëna janë nga Zyra e thesarit të Kosovës.

 

Të ngjashme