Për ekipin elitar të Forcave të Armatosura, e nisën 50 e përfunduan vetëm 13 vetë ushtarë

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 13:16 | Nga

Forcat Speciale janë njësia elitë e Forcave të Armatosura ku mund të hyjnë vetëm më të mirët dhe jo kushdo mund të bëhet pjesë e tyre, u shpreh sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Nga 50 djem që e nisën, vetëm 13 arritën ta përfundojnë me sukses kursin special 6-mujor.

“Por ne i kemi dyert të hapura për çdo të ri që ka motivimin e duhur për të shërbyer në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, tha ministrja.

Të gjithë ata që arritën të përfundojnë 3 muajt e parë të kursit special, mund të bëhen pjesë e Komandove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme