Ditën e diel, më 13 nëntor, do të mbahet ndarja e çimeve MTV Europe Music Awards 2022.
Prezantuesit e natës së madhe do të jenë Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi. Mirëpo duket se këtë natë do “ta pushtojnë” artistet me origjinë shqiptare, pasi Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max janë nominmuar për të njëjtin çmim.
Yjet të cilat do të performojnë hitet e tyre janë nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.
Bebe Rexha dhe David Guetta – “I’m blue”
Dua Lipa dhe Megan The Stallion- “Sweetest Pie”
Ava Max dhe Dj Tiësto- “The Motto”
Kjo është hera e parë në historinë e “MTV” që tre artiste me origjinë shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë dhe shumë të tjerë.