Për herë të parë nënkryetar i Komunës së Graçanicës, është zgjedhur një qytetar nga komuniteti shqiptar.
Leutrim Ajeti, i cili është zgjedhur asambleist nga `Aleanca Shqiptare`, ka marrë besimin për të qenë nënkryetar për komunitete i Komunës së Graçanicës.
“Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen, do të jem zëri juaj në çdo kohë dhe do ta përfaqësoj besimin tuaj denjësisht, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët pa dallim. Zgjedhja ime në këtë pozitë është dëshmi e faktorizimit të pozitës së komunitetit shqiptar në Graçanicë”, ka shkruar ai në “Facebook”.