Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili po përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë. Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejën më këtë ilaç”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
“Msh ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK”, përfundon njoftimi i tyre.