Për herë të parë, një kadet i FSK-së nis studimet në ShBA me bursë

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare, një kadet i QSU-së ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo arritje paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve, si dhe krijon mundësi për përvojë akademike ndërkombëtare.

“Suksesi i kadetit dëshmon gjithashtu se kadetët e QSU-së kanë arritur një nivel akademik, profesional dhe ushtarak që u mundëson të jenë të barabartë dhe konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga akademitë dhe universitetet më prestigjioze në botë. Kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike; ajo përfaqëson një investim në gjeneratën e ardhshme të oficerëve të FSK-së dhe një dëshmi të potencialit që kanë kadetët tanë për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në institucionet më të njohura akademike dhe ushtarake ndërkombëtare”, shkroi FSK në Facebook.

Të ngjashme