Për herë të parë në Kosovë u organizua ProductTank Prishtina në Kolegjin Universum. Gjatë këtij takimi mysafirët diskutuan për specifikimin e kërkesave të përdoruesit si dhe teknikat që shfrytzohen për të analizuar dhe dizajnuar ato.
ProductTank Prishtina, zhvillimi i produkteve nga përspektiva e dy menaxhereve të suksesshme femra.
ProductTank është organizatë globale, me qendër në Londër, që organizon takime jofomale në më tepër se 75 vende të botës me 35 000 pjesëmarrës.
ProductTank bashkon komunitetin nga qytetet pjesëmarrëse- qofshin ata menaxherë të produkteve, dizajnerë apo zhvillues – për të ndarë eksperiencat e tyre dhe njohuritë.
Mundësi shumë e mirë për të përfituar nga folës të shkëlqyer dhe pasionant si dhe në të njejtën kohë mundësi e mirë për të zgjeruar rrjetën dhe për t’u takuar me menaxherë të produkteve të talentuar.
ProduktTank Prishtin është e hapur ndaj kompanive të mëdha, të vogla madje edhe ndaj personave që i bashkohen takimit për t’u inspiruar nga idetë dhe diskutimet e menaxherëve për të filluar zhvillimin e një produkti të ri.
Folëse në event ishin dy menaxhere femra: Blerta Thaqi, Founder at Girls Coding Kosova and Software Developer at Open Data Kosovo; Zana Tabuku, Co-founder and Operations Manager at AppDec.
Blerta Thaçi diskutoi rreth specifikimit të kërkesave të përdoruesit duke marrur si shembull konkret produktin të cilin e kanë zhvilluar me 30 vajza vullnetare EC SHLIRË.
Zana Tabaku diskutoi rreth kënaqshmëris së klientit, duke e ndërlidhur me raste specifike të produkteve të zhvilluara në AppDec. Njëri nga produketet si më të mirat në Kosovë të cilin e veçoi Zana ishte Elly.