Për ish-punëtorët e “Gërmisë”, Komuna e Prishtinës do të paguajë 1,1 milion euro

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave” .

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se me marrëveshjen e nënshkruar si Komunë e Prishtinës, është marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021.

Postimi i plotë:

Me Agjencinë Kosovare të Privatizimit sot nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave”, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Gërmia” dhe për një pjesë të tokës së ndërmarrjes shoqërore “Slloga (KHT Kosova).

Për ndërtesën “Shtëpia e re e Mallrave” 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 1,174,631 euro, ndërsa për tokën e N.Sh Slloga ndërlidhur me objektin e Gërmisë në Prishtinë 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 30,498 euro.

Me marrëveshjen e nënshkruar si Komunë e Prishtinës kemi marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021 dhe atë kësti i parë në muajin Tetor 2019, kësti i dytë në muajin Shkurt 2020 dhe kësti i tretë në muajin Shkurt 2021. Ndërkaq, për punëtorët e NSh Slloga (KHT Kosova) pagesa e 20 % nga Komuna do të bëhet në llogari të AKP-së deri në muajin Tetor të këtij viti. Vazhdojmë me punë për kryeqytetin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme