Qytetarët e Maqedonisë me vëmendje të madhe kanë përcjellë protestat në Rrugën e Kombit në Shqipëri.
Në rrjetet sociale është hapur debat i madh mes shqiptarëve të Maqedonisë.
Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, që kanë përkrahur veprimin e protestuesve në Shqipëri, janë përballur me pyetjen: Pse ju nuk po i digjni pikë pagesat rrugore e shumta në Maqedoni?
Revolta është rritur pas publikimit të dhënave që tregojnë koston e lartë, respektivisht se autostrada Kumanovë-Gostivar me gjatësi 113 km, ka gjithsej 6 vendpagesa rrugore ndërsa kalimtari me makinë duhet të paguaj për një drejtim 240 denarë (4 euro) nëse paguani me denarë, e nëse paguani me euro do t’ju kushtojë 5.50 €.
Kjo shumë, sipas Tetova1, paguhet edhe në kthim, pra shkuarje-ardhje 480 denarë (8 euro), ose 11.00€ nëse pagesa bëhet me euro. Por këto pika të pagesës janë në kryqëzim, pasi që dy pika janë në Autostradën e Korridorit 10 dhe katër pika në Korridorin 8.