Për kë duhet të votoni më 14 shkurt?
Prishtinë | 20 Jan 2021 | 17:33 | Nga Milazim Krasniqi
- Votojini njerëzit e ndershëm e të dijshëm, të të gjitha listave (secili varësisht se cilën listë preferoni.) Nëse votoni me këtë parim, në Kuvend mund të vijnë njerëz më të ndershëm e më të dijshëm.
- Mos i votoni njerëzit e dhunshëm të asnjë liste! Nëse nuk i votoni ju, ata thjesht nuk bëhen deputet, pra, nuk ua dhunojnë nervat dhe nuk ua fyejnë intelegjencën në katër vjetët e ardhshme.
- Mos i votoni kandidatët për të cilët keni njohuri se janë gënjeshtarë. Nëse i votoni, shkelni mbi parimin themelor të moralit. Shkurt e shqip: nuk ka arsyetim për atë person që i beson gënjeshtarit!
- Mos i votoni kandidatët për të cilët keni njohuri se janë të pamoralshëm. Nëse i votoni, ju kontribuoni që imorali të vishet me pushtet e një ditë t’u godasë edhe juve në moral.
- Mos i votoni kandidatët për të cilët keni njohuri se janë të korruptuar. Korrupsioni e dëmton direkt të ardhmen tuaj, pavarësisht se kush e realizon.