Për Ligjin e Prishtinës propozohet të merret Zagrebi si model

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 14:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe medie i Kuvendit të Kosovës ka organizuara sot dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Prishtinën

Besnik Tahiri, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka thënë se Kosova është vonuar me këtë projektligj. Ai ka propozuar që të merret model Zagrebi, duke e forcuar më shumë Kuvendin Komunal.

Duke prezantuar qëndrimet e Institutit KLGI lidhur me këtë proces, Tahiri ka theksuar se financimi shtesë prej 4% për kryeqytetin duhet të bazohet në një vlerësim funksional duke u përcaktuar qartë se cilat fusha duhet të mbështeten me një financim shtesë.

Me kompetencat shtesë, sipas tij, financimi duhet të këtë fokus në: Forcimin e Asamblesë komunale dhe trupave funksionalë; Themelimin e ndërmarrjeve te reja publike; Shëndetësinë sekondare dhe Sigurinë publike në kryeqytet.

Ky ekspert i pushtetit lokal theksoi se kryeqytetet si Zagrebi mund të ofrojnë shembuj të mirë në fushën e menaxhimit të financave dhe shërbimeve publike (në organizimin e modelit Holding për shërbimet publike).

“Përmirësimi dhe miratimi i shpejtë i Ligjit i hap Prishtinës mundësi të reja zhvillimore duke ditur se Prishtina është kryeqendër administrative, diplomatike, universitare, shëndetësore dhe kulturore”.

Në hapje të debatit, Nait Hasani, kryetar i Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe medie, tha se ky debat synon të marrë propozime dhe modelet më të mira që të bëhet një ligj sa më i mirë për kryeqytetin.

“Pa dallime politike duhet të bëmë Ligjin për Prishtinën, sepse kryeqyteti është i yni, pavarësisht se nga vijmë, fëmijët tanë janë ata qe shkojnë nëpër shkolla, ne tashme jemi banorë të Prishtinës”, u shpreh Hasani.

Pjesë e këtij debati ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Krenar Shala nga organizata “për Prishtinën” tha se kryetari i Komunës është mirë të ketë më shumë këshilltar.

“Numri prej tre këshilltarësh për kryetarin është i vogël. Numri pesë do të ishte normale. Psh kryeministri në Kosovë i ka nja 25 këshilltarë e kryetari u komunës veç tre”, u shpreh Shala.

Riza Shillova, nga Policia e Kosovës, tha se ky projekt duhet te harmonizohet me Kushtetutë sa i përket çështjes së policisë.

“Kemi parë shembuj që janë propozuar për policinë, si nga Britania e vende të tjera, që nuk janë të mirë… Shembujt e shteteve federative nuk janë të pëlqyeshëm”, ka thënë ai.

Edhe Shillova konsideron se shembulli i kryeqytetit të Kroacisë, ose Tirana, mund të merren si modele të mira për policinë këtu.

Albulena Nrecaj, nga organizata INPO, tha se ka pasur një deformim të diskutimit për këtë projektligj.

“Në këtë ligj nuk diskutohet çka është kryeqyteti dhe nuk saktësohet çka ka nevojë kryeqyteti… Te mbrojtja shëndetësore nuk flitet për institucionet dytësore të cilat kanë me qenë në aspektin administrativ, janë çështje që duhet te diskutohet”.

“Granti specifik i kryeqytetit me 4% duhet të specifikohet se ku ka me u hargju, në çfarë forme”, ka theksuar Nrecaj, raporton Ekonomia Online.

Bekim Salihu, nga Instituti GAP, tha se është e drejtë që Prishtina të këtë buxhet shtesë.

Sipas tij, versioni aktual i këtij projektligji është më i miri mundshëm dhe ai duhet të plotësohet, duke i dhënë kryeqytetit disa të drejta dhe mundësi shtesë.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 3 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people sitting

 

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Të ngjashme