Për një muaj, Policia në Pejë arreston 97 persona të kërkuar nga gjykata

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Për një muaj, Policia në Pejë, ka realizuar 97 urdhëresa e urdhërarreste të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё kuadёr tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejë, nga data 01.10.2022 e deri me datё 31.10.2022, ka realizuar nёntёdhjetё e shtatё (97) urdhёresa/ urdhёrarreste tё lёshuara nga Gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore.

Njësitet relevante pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë nё vazhdimësi do tё realizojnë urdhëresat e lëshuara nga Gjykatat kompetente.

Të ngjashme