Gjatë vitit 2020 janë raportuar katër raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe 17 raste të kërcënimeve, raporton Ekonomia Online.
Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Leonora Dalipi, nga AGK-ja tha se përveç sfidave të përditshme gazetarët në mbarë botën janë përballur edhe me raportimin në kohë të pandemisë.
Në një konferencë për medie shtoi se zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesa kryesore, duke kërkuar që mos të pengohet puna e gazetarëve.
“Edhe sot ua kujtojmë institucioneve detyrimin e fjalës së lirë me liri të garantuar. Zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesa kryesor enë ushtrimin e profesionit”.
“Në adresë të Asociacionit është rritur numri i rasteve të raportimit për pengim në punë. Ne vazhdojmë thirrje tona në luftimin e dukurive për të mospenguar gazetarët në punën e tyre”.