Kolegji gjykues në shtetin federal amerikan Gjeorgjia të mërkurën ka marrë aktgjykim sipas të cilit një agjenci për siguri, punëtori i të cilës para gjashtë viteve e ka përdhunuar një vajzë 14 vjeçe, do të paguaj gjobë prej një miliard dollarëve.
Avokati L. Chris Stewart i cili e përfaqëson nënën e vajzës së përdhunuar, ka thënë se vogëlushja, në tetor 2012 ishte ulur pranë tryezës për piknik në kompleksin e ndërtesave bashkë me të dashurin, kur roja e armatosur i ishte afruar dhe i ka urdhëruar djaloshit të mos lëvizë dhe më pas e ka përdhunuar vogëlushen.
Siç transmeton AP, punëtori i sigurimit ishte identifikuar si Brendon Lamar Zakari, dhe është duke e vuajtur dënimin prej 20 vjetëve burgim, pasi ishte dënuar për këtë përdhunim.
AP pretendon se gjykatësi në këtë rast, tashmë ka gjykuar se “Agjencia për ndalimin e krimit” e cila e ka punësuar Zakarin, gjithashtu është fajtore për këtë rast dhe se është punë e porotës që ta konstatojë dëmin.
Stewart ka thënë se është i shokuar dhe i kënaqur me aktgjykimin e porotës, derisa agjencia nuk kishte qasje për koment.
Profesoresha e drejtësisë në Universitetin e Gjeorgjisë Jessica Gabel Chino ka thënë se në këtë aktgjykim me siguri do të ushtrohet ankesë dhe se ai më pas do të zvogëlohet.