Për pesë ditë, 23 vdekje dhe 9 mijë e 201 raste pozitive në Kosovë

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Përgjatë dy javëve të fundit, numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje. Nga e hëna e kësaj jave, shifrat kanë thyer rekorde çdo ditë, derisa edhe numri i personave të shtrirë nëpër spitale është rritur.

23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, për pesë ditë në Kosovë, ndërkaq 9 mijë e 201 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus.

Të hënën e kësaj jave, në Kosovë u konfirmuan 740 raste të reja me koronavirus, ndërkaq dy persona vdiqën si pasojë e virusit.

Statistikat e publikuara nga MSH

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit u rrit dukshëm të martën, ku u shënuan 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19 dhe vdiqën pesë persona.Reklamë

Statistikat e publikuara nga MSH

Edhe të mërkurën vazhdoi rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Për 24 orë, në vend u konfirmuan 2 mijë e 210 raste pozitive me koronavirus dhe vdiqën 4 persona.

Statistikat e publikuara nga MSH

Të enjten u rritën përsëri shifrat e të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19, ndërkaq u rrit edhe numri i të vdekurve, për një ditë, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 8 persona.

Statistikat e publikuara nga MSH

Rekord i ri i rasteve pozitive me koronavirus u shënua të premten. Sot janë konfirmuar 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19, derisa kanë vdekur katër persona të infektuar.

Statistikat e publikuara nga MSH

Momentalisht në Kosovë janë 16 mijë e 341 raste aktive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 125 mijë e 358 raste.

Deri më tani, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 307 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 persona, ndërkaq numri total i të shëruarve ka shkuar në 106 mijë e 700.

Ndërkaq nga e marta e deri të premten, me vaksinën anti-COVID në Kosovë janë vaksinuar 86 mijë e 635 qytetarë.

Institucionet shëndetësore kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e imunizimit përmes vaksinës kundër koronavirusit./

Të ngjashme