Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapësira në ish-RSFJ, e që janë sot me qëndrim në Kosovë, do të duhej të regjistrohen në një rubrikë të veçantë në çdo fletëregjistrim.
Projekti kapital ku duhen përgatitje të nevojshme për regjistrimin konform standardeve ndërkombëtare. Rëndësia është shumë e madhe, sepse do të evidentohen, projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike, në të gjitha fushat. Regjistrimi i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që pritet të zhvillohet në vitin 2021, do të duhej të fillon përgatitjet me kohë.
Do të dihet saktësisht se kur janë ardhur, prej cilit lokalitet janë, ku janë vendosur dhe gjendja materiale e tyre si kategori. Parashikimi për këtë rubrikë është e nevojshme veçmas për Shqiptarët e lindur në Mali të Zi, nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë, por edhe nga hapësira e ish-ngrehinës artificiale të quajtur jugosllavi. Agjencia e Statistikave të Kosovës është kërkesë e kohës që të parashihet një rubrikë e veçantë për të lindurit jashtë Kosovës! Mos të lëshohet ky rast i radhës, pasojat do t’i bartim të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Kjo nuk është realizuar në vitin 2021.
-Të parashihet një rubrikë e veçantë në çdo fletë të regjistrimit civil për banorët e ardhur, ku do të dihej saktësisht se sa banorë nga cili lokalitet a Komune i takojnë.
– Regjistrimi do të ishte tejet me rëndësi dhe me vlera që nuk mundë të maten fare, sepse do të kemi pasqyrën e saktë se sa banorë janë me banim në Kosovë, por konsiderohen si të ardhurit e luftës apo si kategori e të dëbuarve pas qershorit 1999, deri më datën e regjistrimit.
– Do të dihej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe prej cilit shtet a lokalitet janë të ardhur dhe në cilin shtet dhe komunë janë të vendosur me qëndrim.
– Në bazë rezultateve të përpunuara do të dilet publikisht se çfarë statuti ju takon kësaj kategorie, e jo si deri më tani pa kurrfarë statusi të definuar, si refugjat, ilegal gjysmë ilegal, të parregulluar, të përkohshëm, si kategori e luftës, apo si banorë që kanë ikur nga mungesa e kushteve apo ka ndodhur ndonjë fatkeqësi elementare natyrore apo!
– Pas përfundimit të këtij projekti përveç që do të dihet dhe pranohet numri i këtyre banorëve, do të planifikohet se çfarë duhet të ndërmerren për qëndrimin e mëtutjeshëm të tyre në Kosovë dhe do nxirrej se sa është investuar për kthimin e tyre në trojet e tyre.
– Deri më tani këto banorë kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe të askujt, disa nuk mundë të regjistrohen, disa janë pa farë qëndrimi të rregulluar, disa jetojnë në Kosovë kurse i posedojnë vetëm dokumentet e Republikës së Serbisë, e disa prej tyre posedojnë dokumente të dyfishta.
– Nëse nuk regjistrohen edhe kësaj here në regjistrimin e dytë, mbesin jashtë sistemit, por vetëm si të veçuar në një rubrikë që më lehtë është të dallohen për t’i identifikuar, sistemuar, evidentuar dhe numëruar saktësisht do të mbesin jashtë regjistrave të Kosovës dhe prej nga vijnë.
– Shqiptarët që erdhën dhe vendosën nëpër lokalitete të Kosovës nuk ishin vetëm nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, por sa kishte nga këto tri komuna po aq, e ndoshta më shumë, ka pasur edhe nga qytetet të tjera të Serbisë si Beogradi, Nishi, Leskoci, Vranja, Kragujevci; por edhe nga Vojvodina, si Novi Sadi; pastaj Podgorica, Ulqini, Rozhaja, Tivari e vende të tjera. Institucionet e Kosovës lëshuan rastin se në fillim të hyrjes në Kosovës është dashur të pajisen me kartela identifikimi, por si të përkohshme, si që ndodhi në vitin 1999 në Maqedoni. Më lehtë do të dihej dhe do të pranohej numri i atyre që janë si të dëbuar, zhvendosur e shpërngulur Kjo do të ishte mënyra më e mirë e evidentimit dhe pranimit nga të gjitha palët për banorët që po hyn në Kosovë.
Është interes kombëtar të regjistrohen të gjithë, por rubrika të jetë e veçantë
Evidentimi dhe pranimi i banorëve shqiptarë që kanë filluar të banojnë në Kosovë pas qershorit 1999, nuk është trajtuar evidentimi i kësaj kategorie nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë. Regjistrimi i cili do të mbahet në vitin 2021 domosdo duhet ti përfshij edhe të dëbuarit, zhvendosuri e shpërngulurit shqiptarë jo vetëm nga tri Komunat por edhe nga e tërë ngrehina e hapësirës së ish-Jugosllavisë. Rubrika duhet të parasheh rubrikën e veçantë për të ardhurit pas qershorit 1999. Me këtë do të identifikohet a janë të ardhur para apo pas qershorit 1999. Kur dihet mirëfilli se në Kosovë nuk është organizuar regjistrimi i popullatës tri dekada. Pra, regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 1981, ku prej atëherë kemi një fluks të madh të ardhurish nga pjesët tjera jashtë kufijve të Kosovës. Me këtë regjistrim do të dihet dhe pranohet botërisht, saktësisht sa banorë kemi të ardhur që janë të lindur jashtë territorit të Kosovës e që sot jetojnë në Kosovë. Duke pasur parasysh nevojën, arsyen e pallogaritshme që të dihet sa banorë janë. Ky regjistrim është dashur të organizohet në vitin 2011,por për arsye të ndryshme nuk ishte e mundur të organizohet. Kjo është një nga mundësit e humbura që nuk mundë të kthehet prapa. Nuk mundë të kthehet as domosdoja e evidentimit kur kanë hyrë në kufijtë e Kosovës. Rasti i tretë mundë të them edhe historik që nuk guxon të humbet dhe të lëshohet.
Rëndësia e regjistrimit
Do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme nëse do të kishim pasqyrën e saktë se sa banorë janë me banim të ardhur nga Krahina shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë dhe hapësira të tjera të ngrehinës së quajtur Jugosllavi. Sikur të diheshin dhe të pranoheshin këta banorë që nga fillimi i banimit në Kosovë sot nuk do të kishim një çrregullim të regjistrimit civilë të tyre. Do të përfitonim në ndihma, vendosje në strehimore të përkohshme do të investohej në kthimin e tyre. Gabimi është edhe pse me kohë nuk është bërë vendoja në banim kolektiv për shumë arsye të njohura e të panjohura. Sikur të veprohej në mënyrën më adekuate kjo kategori veçmas e të dëbuarve, zhvendosurve e shpërngulurve të luftës do të përfitonin.
Do të pranohet edhe zyrtarisht se sa banorë janë
Kjo kategoria që jetojnë sot në Kosovë ishin sikur të të jenë të askujt, sepse në Kosovë fare nuk mund të regjistrohen e as t’i gëzojnë gjërat që dalin nga ky regjistrim, si: ta gëzojnë të drejtën e një pensioni të pleqërisë, të invalidi të punës, të regjistrohen për marrjen e patentë-shoferit, të aplikojnë për banesa të banimit social etj. Për shakë që nuk u bë evidentimi dhe pranim i numrit të saktë nuk u integruan ashtu si duhet, nuk pati përpjekje dhe strategji për inegrim, ri-socializim në shoqërinë kosovare. Kjo kategori jo që nuk po mundë të votojnë, por edhe as të jenë të votuar.Deri më tani jemi mbetur pa kurrfarë statuti, si refugjatë i luftës, katastrofës elementarë natyrore. Ne ende jemi me një qëndrim ilegal, gjysëm ilegal,me qëndrim të përkohshëm, apo të përhershëm. Ne si individë duhet më vullnet ton personal apo familja duhet të kthehemi. Kosova duhet t’na detyroj ligjërisht të kthehemi prej nga kemi ardhur. Beogradi, Podgorica duhet të kërkon nga ne kthehemi apo të presim deria sa Prishtina me Beogradin e t’i stabilizojnë marrëdhëniet në mes veti dhe ne do të jemi çështje e reciprocitetit. Nuk duhet të presim nga asnjë nga këto që u përmendën, por edhe as nga faktori politik ndërkombëtarë që të ndërmarrë diçka konkretisht në këtë drejtim. Vështirësi është se një pjesë është pajisur me letërnjoftim të UNMIK-ut, kurse tash me ligje të reja i kontestohet kjo. Edhe një dihet të merret për bazë, që të gjithë shqiptarë në ish-RSFJ duhet të gëzojnë të njëjtën kohë t’i posedojnë dhe t’i ruajmë dy nënshtetësi. Nëse nuk hyn edh kësaj here në sistem të regjistrimit në vitin 2021,si do të llogaritemi ne banorët, do të mbetemi jashtë rregullave dhe evidencave civile shumë të vlefshme. Kur kësaj i shtojmë po këta banorë që pas vitit 1999 jetojnë në Kosovë edhe pse ishin banorë të ish-RSFJ-së,shumë vështirë e kan të kthehen apo të vazhdojnë të evidentohen si banorë të atyre lokaliteteve amë. Beogradi nuk dëshiron të dihet numri i kësaj kategorie asnjëherë, por sa më shumë të ngatërrohet dhe të humben gjurmët e kësaj statistike shumë të vlefshme për çdo shoqëri. Nëse bëhet kjo rubrikë për llogaritjen e saktë nga një institucion si që është Agjencia e Statistikave të Kosovës. Prandaj ky shkrim autorial le të luaj sado pak, rolin që publikisht po shtrohet domosdoshmëri për një rubrikë të veçantë për këtë kategori jo të vogël.
(Autori është magjistër i Shkencave Ekonomike | Punim lidhur me regjistrimin e popullsisë, paraqitur në një tribunë më 15.11.2018)