Kompania Rajonale e Ujësjllësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara kanë ndërprerë furnizimin me ujë, përcjell Ekonomia Online.
Ata bënë të ditur se në lagjen tek Bregu i Diellit prej banesave të bardha e deri tek qendra “Hyzri Talla” dhe Lagjja Kalabria, për momentin kanë ndërperë furnizimin me ujë.
“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla” dhe lagjja Kalabria”, thuhet në një njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.