Për sirtarët e vjetër ka pafund mënyra për t’i ricikluar

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 02:50 | Nga Ekonomia Online

Një sirtar i vjetër të cilin nuk e përdorni më, ose sirtarët e dollapit që keni zëvendësuar në dhomën e gjumit, mund të shndërrohen në objekte të tjera të dobishme. Mjafton të keni dëshirë, pak fantazi dhe do të argëtoheni me këto proces riciklimi kreativ, duke e bërë arredimin e shtëpisë të veçantë dhe shumë origjinal.

Le të shohim së bashku disa ide origjinale të ripërdorimit të sirtarëve të vjetër:

· Një sirtar i vjetër mund të bëhet një raft muri për banjën, me një dozë ‘shaby’.

· Një sirtar i vjetër mund të transformohet në një mbajtëse origjinale lulesh ose bimësh.

· Sirtarin tuaj të vjetër mund ta ktheni edhe në një mbajtëse bizhuterish të fiksuar në mur ku mund të varni varëset, byrzylykët dhe të vendosni edhe mini-vazo për të mbajtur unazat, spilat dhe objekte të tjera të vogla.

· Sirtarët e vjetër mund t’i ktheni edhe në rafte muri për dhomat e fëmijëve, ku ata mund të vendosin librat dhe t’i pikturojnë sipas dëshirës.

· Një sirtar i vjetër mund të kthehet në vendin e preferuar të kafshës suaj shtëpiake, mjafton të vendosni një jastëk në të.

· Një sirtar i ricikluar mund të jetë një ide shumë glamour për tabakanë me të cilën mund të hani mëngjesin në shtrat ose në mbrëmje.

·Sirtarët e vjetër mund të transformohen edhe në mbajtës lodrash për fëmijët dhe mund t’i sistemoni poshtë shtratit të tyre.

· Nëse janë të mëdhenj, mund të shndërrohen në një tavolinë origjinale për sallonin. Mund t’i vendosni edhe një xham sipër.

Të ngjashme